TË JEM BARABART‘
Një gëllëjkë i mora magjisë së qiellit,dhe humba orët,datat,fytyrat,zgjohem vetiu me rrezet e para të mëngjesit,për t’u ulurashtu humbshëm,në kafen e lagjes,përqaf ashklat e flladit të ngrohtë vjeshtor,pa një fund…
LUTJA QË BËJ UNË
Ngrehu qyteza ime,zgjohu e shkëlqe,hijet tua pa dritë,zëri im nuk t’i le.do të ulem këmbëkryq,sikur babi im,të të zbuloj gjoksin,ku forca të rrin. Të të shkund mendjen,mos ta zërë gjumi,ndër…
NË LUGINËN E MADHE (poemë e botuar në gazetën NACIONAL )
O jetë,o nektari aromatizues,i mbledhur në luginën e Madhe të gjenezës njerëzore,aty ku thumba bletësh e grerëzash,kanë marrë pjalmin e ëmbëlsisë e të idhtësisë tënde,më ler të të shkund sot…
NË PADITË
Fati kështjellë e fshehtë,tretej dita mes reve të shukëta,tek -tuk,pak e pak rreze të vrugëta,heshtjet thyenin tingujt e tokës,në muzg horizontesh,kur dielli mërgonte,anë zhurmës një lumi,nata do ndalonte,përmes tallazesh,ku njomeshin…
Ç’TË DËFREJ
Jam gjelbrimi,rrëzë lumit,nën gjethe bliri zura diell,jam syri juaj para gjumit,zërash strukur rri mbështjell. Jam stërkalë që bëhet shkumë,derdhem gjoksit kur kam mall,vij e shkoj,natën pa gjumë,qiell a dhe,prap e…
MALL I PËRMALLTË
Lermëni të zgjoj erën,ajo që zgjon mbretërinë e kozmosit,dhe dimri në sytë e dritës,merr frymë,merr ajër,hapësirat mbushur me avuj të ftohtë,rrebeshe të akullta,shpirtrat si shtylla të thyera,cytjesh të paqarta,rastësisht kujtesat…
THIRRJE E HESHTUR
Zbrit e gjegjju malit me pisha,me zërin antik të një agonie,ktheji në melodi,të ëmblat hapësira,ti baladë e zjarrit me varg poezie. Sillju e zbute mallin në shtrëngata,pa lotin e kripur,ku…
E VËRTETA E UNIVERSIT
Avujt e kohës shtypin e sundojnë,fjalët pa jetë,struken burgosur,diku udhët lodhen,ulen e pushojnë,dikush të djeshmes,i thotë e marrosur. Përgjoksi universit yjet i rrëzohen,natës mëkatare,nën shandanin e hënës,diku flakë mbeten,kujtimet që…
FJALË ME FRYMË SHPIRTI
Pata thënë më parë ca fjalë,që s’iu paskan dashur askujt,s’i kam harruar asnjëherë,ndërsa ata që i dëgjuan më harruan mua,ndoshta atëherë prandaj paskemi vdekur,e u rilindëm që fjalët mos i…
Ç’MË LËVIZ UDHË
Ç’më kërkon fjalë,kur të hesht s’di pse dua,të paprekshme botën,në botën time e kam,më thuaj ç’të duash,nata s’më ngjan mua,as yll,as hënë,as errësirë nuk jam. Ç’më zgjon pikëpyetje,kur nuk i…