Lermëni të zgjoj erën,
ajo që zgjon mbretërinë e kozmosit,
dhe dimri në sytë e dritës,
merr frymë,
merr ajër,
hapësirat mbushur me avuj të ftohtë,
rrebeshe të akullta,
shpirtrat si shtylla të thyera,
cytjesh të paqarta,
rastësisht kujtesat bëhen dëshpëruese,
veç nënat nuk qenkan harruese,
nënat që presin të strukura,
nën dhimbjen e zgavërt,
përqafime shtrëngojnë,
zërash të largët,
të shëmtuarat mungesa i sprovojnë,
gjeste të shtangura,
mijëra fjalë nga mijëra thirrje,vijnë e shkojnë.
pushtetshëm,qiejsh fluturojnë,
detit me dallgë lundrojnë,
melodi e përditësuar,
e ngadaltë,
veç mallit i mbetkemi përmalltë.
…
ndërsa era venitet,kur zbret tek njeriu,
është fund’dhjetori,
në dritare po spërkat prap shiu.
MALL I PËRMALLTË
