• Mon. Jun 30th, 2025

Ti pajtohesh me vitet,
e drita vetin në qiellin blu,
e përditshmja veron e shket kaq e nxehtë ,
një copëz dielli,vjedhin sytë e tu,
si pikturë e lënë në gjysëm,buzëmbrëmjet i pret.

I pret si dikur,ngecur në kujtime,
si flaka kur merr nur e shkrin çdo teshtimë,
si zanë prej hëne,zbret nëpër agime,
tek zambakët shtrydhnin buzët,e grimojnë harmoninë.

Tek bulëzojnë stinët,me vesë shuan etjen,
me aromë jete,asnjëherë nuk pezmatohesh,
zbrazur nëpër libra,fillon e qesh me vdekjen,
mbështjellur rreth vetes,me kohën dashurohesh.