Si dallgë lumi qasja jote,
të rrëmben në çast stuhie,
ç’hije të tërhuzën sonte,
përtej forcës thyer mërzie.
Përtej mallit një brengë zgjuar,
s’ka mbet zjarr nëpër damarë,
erë e ftohtë të ka robëruar,
s’ka të ngrohtë një shpirt i vrarë.
Përkulen krahët e një molle,
shartuar herët prej mot-moti,
në sa dimra bërë rrodhe,
nën qerpikë rri fshehur loti.
Njomen stinët,shtrydhet qielli,
vazhdon jeta në drit-rreze,
çelet koha,kur qesh dielli,
e mirë e Zotit,nuk ka reze.