• Fri. Jun 27th, 2025

Nëse më sheh me shpirt të vrarë,
nëse më sheh duke ecur e qarë,
nëse më sheh të ligur,
të tretur,
të prishur,
të rënë,
çelësin e varrit kam gjetur,
një vend për të zënë.

Nëse më sheh të thyer,
të heshtur,
me zemër gërryer
e lëkurën prej mallit ngjeshur,
ti mos u ligështo,
…përcillmë sysh,
larg e më larg,
por mos më pengo.

Nëse më sheh ditën,
mos m’a kujto natën,
mos më thuaj asgjë,
se më lëndon plagën.
Nëse papritur filloj e buzëqesh,
arsyeja e momentit,
ti s’do mund të jesh.

Botuar në librin “Vargonjtë e fatit“