• Sun. Jun 29th, 2025

AJO S’U KTHYE MË

ByBarie Cupi

Mar 28, 2025 #barie cupi

Ngjyrë e kuqe,
u derdh dikur mbi një çarçaf të larë,
eliksir,
që shkau rrjedhe,duke u vrarë. &&&

U thye një gotë në gjysëm,
i këndohet prap saga,
vera e bardhë dehu poezinë,
ndërsa mbeti pa shëruar plaga. &&&

Në një prolog mendimesh të pathëna,
përqafen kohërat,
veç malli lot’serenatash,
në të dy botërat.