• Sun. Jun 29th, 2025

AQ TË PATA DASHT’

ByBarie Cupi

Mar 28, 2025 #barie cupi

Sikur të mos ekzistoja fare,
pranvera ulet para meje,
pa një lule,
pa një aromë,a cicërimë mëngjesi,
kohës mbretëreshë e kujtimeve,
në perëndim,iu luta të më presi.

Më mungojnë tulipanët,zambakët,
trëndafilat,jaseminët,margaritat,
mëllagat e përskuqura me ngjyrën e zjarrit,
qershitë,mollët,pjeshkat,
me shijen e ëmbël të mjaltit.

E dashur pranverë,
fjalët në sa perla,ia vara qafës tënde,si bizhuteri,
siç u lindëm bashkë,aq të pata dasht’
edhe kopshti Edenit,dikur të kish’zili.

Tani jam e shkoj,ku flladi yt më çon,
në brigjet e fildishta,ku çel sythet drita,
do të fshij dhimbjet,lotin do kthej vesë,
por s’qenkësh kund më bukur,
se ku me ty…u rrita.