• Sun. Jun 29th, 2025

GJUHA E TRUPIT

Bydanielmucaku1@gmail.com

Dec 19, 2024

Mishi m’është firosur,
gjuha e shpirtit ngecur kallamishteve të stinës,
kockat kërcasin liruar tërthorazi,
në orët e fundit më heshtën dhimbjet,
s’u kuptuan,
tani s’dinë ç’është robëria,
tokë e lagësht nën pudrat e mia,
nën bozhuret e natës një bllok,
sa kujtime e mall,
fleta të zhubravitura,
mesazhe të cikluara,
të izoluara,
përqafimet nuk ngucen me fjalë,
ëndërr e pakuptuar,
ndërsa mbi tastierë më zë mesnata,
gjumi më ka harruar,
errësira si korbë e zezë verbuese,
nata i zhveshka të gjithë,
lakuriqësi intriguese,
para ballkonit po gogësin një mace e humbur,
të egra rrugët për fatkeqët,
shtrihet e hirtë,e ftohtë vetmia,
kështu ndoshta janë vdekjet,
gjithmonë pakuptuar.

lulet lahen mëngjesesh me pika vese,
këmish’e mëndafshtë më paska mbuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *