• Sun. Jun 29th, 2025

Poezi

PO MUNDËT

Kallkan,katran,katrahurë,orët e ditës nuk u ngjajnë patave të bardha,të qeshurat e mia janë duartrokitje ironike,netët si kortezh i heshtur,ëndrrash të gjata,në ç’mote udhëtuan,të zbrazura e bazike. Kuvend,kontroll,kusarë,në mëngjes pak gjëra…

KAFE NËN HIJEN E QYTEZËS SIME

E zhvesha çastin,si të ishte perëndim,ia lexova sy e buzë qytezës,zhuga dhimbjesh piva bashkë me kafenë,një lot m’u rrokullis në murin e zemrës. Kohës i çirrej një flakë me shije…

VITE TË RREJSHME

Me sy i përcolla sa vite që më rrejtën,ndër sy më janë ngrirë sa shumë pika malli,sa ngjarje u tërhollën e rrugët m’i brejtën,sa s’ka më shumë enigma,as deti,as mali.…

ERË E VENDLINDJES

Erë malesh,shtegon gjithë mundim,rrëzë bjeshkëve pushon,merr frymë e djersin.…erë luginash rrokulliset bashkë me ajrin,me gojëdhënat,me legjendat,ia përthan buzët gurëve të zallit,erë që fërshëllen shekujsh,e lexohet hallesh,e bartet e vyeshmja,si e…

PRANË LIQENIT

Aty ku kaltërsia,t’përpin sytë brenda vetes,aty ku të fundosen,mendimet në qetësi,aty ku mjelmat e bardha,si vallja e perëndeshës,aty ku zogu pa kitarë,thur bukur melodi. Aty ku zhytesh,në ujin e ëmbël,mrekulli,aty…

DET I TALLAZEVE TË SHPIRTIT

Mos u xhindos det,nga egoja ime sa një grimcë atomi e vetme,je kaq i pafund,i thellë sa përjetësia,momenti yt duket hapësirë që nuk të braktis,guralecët e tu fshehurazi më ngacmojnë…

PËRTEJ FORCËS

Si dallgë lumi qasja jote,të rrëmben në çast stuhie,ç’hije të tërhuzën sonte,përtej forcës thyer mërzie. Përtej mallit një brengë zgjuar,s’ka mbet zjarr nëpër damarë,erë e ftohtë të ka robëruar,s’ka të…

PUSHO MALL

Pusho pakëz o mall,ti fluturon nëpër shpirtra larg nga mot,larg mbi dete,nën qerpikët e reve,marrosur, mbushur,syrgjynosur,nuk të shmangim dot.…pusho i bardhë në malet e përhimta,ku zëri është i ftohtë,i ngjirur,është…

QASJA

Ti ishe i patjetërsueshëm për mua,kalim i saktë i një ditë të vështirë,që unë të ndieja rëndesat më mirë,dhe pastaj të bija lehtë si asnjëherë tjetër,qasje e re,në rrugë të…

DITË-NATA E JETËS

E nxehtë dhe e shkrifët,e nxehtë është dita ,i shkrifët është ajri,në qiellin blu,kryqëzohen vija të bardha avionësh,sa pak vijnë,sa shumë ikin njerëzit,gugashë e gjinkalla,përplasen me rrezet përvëluese të diellit,zërash…