Në mundsh pije kafenë të idhët,të fortë e të nxehtë,
kryqëzuar si direku,nga një erë e pakthimtë,
ora ritmike,në zjarre shirash ka fjetë,
në bordoron e vjetër,nuk mbeti kartvizitë.
Ca përqasje mendimesh,pafajshëm fyer,
sheshit përzierë,me gjethet vjeshtake,
kjo gllëjkë kafeje,psherëtimë e thyer,
çupëlinë më duket vetja,
ç’dashuri idhnake.
Turbulluar në dënesë,rrekur amëshimit,
plandosur memece, si shpurë e vjetëruar,
mesnatash lakmoja,tingujt e shpërthimit,
adetesh mbi libra,njomësohesha harruar.
Si turrë me dërrasa,dogja mall e ëndërrime,
mikluar si pikë uji,kur rrëshqet nën mëngë,
e ndjeva muzikën,më gërryente kujtime,
shkulmi i gjinjve,më derdhej mbi pëllëmbë.
Kafja e nxehtë m’i picërroi sytë,
kamarieri në bulëza buzëqeshjesh kuptuar,
kisha menduar me zë,apo në simbole mbytë,
qoshit’filxhanit,ca llumra grumbulluar.
Pata filluar qemoti,kafen ta pi vetëm sade,
babai më la,më lanë dhe hapat e rëndë,
një hajmali xixëlluese,në raftin me romane,
sado e largët duket,në zarf e kam shtënë.
Përqasje të tymta,shpalljet zyrtare,
në të njëjtin zjarr,druri njomë e i thatë,
faqesh të thelluara,qeskash bërë valle,
mola na bren trurin,kumtuar parehat.