• Sun. Jun 29th, 2025

Vellon hëna e dobësuar,mbi të gjallë e mbi varre,
mbi kulla,
mbi shtretër e mbi ëndrra,
herë qeshet në buzë mes yjesh lozonjare,
herë shtrëngohet çudirash mes reve të dendura.

Trufullon me sy të skuqur e sillet vërdallë,
mbi të ligjtë,
mbi të çmendur e
mbi krejt lavditë,
nën vesë strehon e përcjell mërgimtarë,
i sajon dhe shejtanët tek vjellin pa frikë.

Llastohet fjalësh e rrëfenjash pa u tunduar,
mbi akuj,
e mbi turma joshet
zemërngrirë,
vlon e shfryn ndër dhëmbë e brishtë,
e përmalluar,
si shkëmb i latuar,përmbys çdo errësirë.

Përhumbet vogëlsirash e ëmbël e paqësore,
mbi shumë të pathëna
i thyen përsetë,
ekstazave të kohës lot’si përmendore,
zgjedh të vet’hidhërohet e mëshirë nuk pret.

Ngryset mëngjesesh e diellit i hap portën,
mbi zullume bërtet,
zgjohuni o të mjerë,
çel veshët dita e survejon gjithë botën,
kët’e ndjej veç unë,apo dhe ca të tjerë?!