Ne jetuam,sepse ecëm shumë,sëbashku në mbitokë,
ne jetuam,se historia e shkruar,ishte vlerë,e së shkuarës sonë,
ne jetuam,se do përmendemi kaq shumë,gjer në paharrim,
ne jetuam,se veç në jetën e pasosur,nofta do ishim dëfrim,
ne jetuam dhimbjet,e me buzëqeshje i mbuluam,
në zarfet,që s’u hapën fare,arsyet arsyetuam,
ne jetuam një mijë vjet ,e mbetëm pa u rritur,
ne jetuam zbrazur fatit,nevojë për t’u trokitur,
ne jetuam përballjesh,e s’i izoluam plagët,
ne jetuam,qëkur nuk i sfiduam shkaktarët,
ne jetuam e u kryqëzuam,në flakë e në furrë,
si ëngjëj a si djaj,nuk e mësuam kurrë,
ne jetuam e u ndotëm,nga baltat e rrugës,
ne jetuam,që kur lindëm,në prehrin e punës,
ne jetuam liritë tona,e së fundmi u larguam,
në rrjeta merimangash,kujtimet i ngatërruam,
ne jetuam dhe kur e keqja,shtigjet na mbërtheu,
derisa në bust,e njëjta vdekje na ktheu.
Mall do kemi hënën,që na qortoi në sy,
lot’derdhur në paanë,si të çmendur të dy.