Mos provo t’më deshifrosh,
stuhitë e djeshme m’i kanë plaçkitur sytë,
m’janë shuar zjarret nën lëkurë,
përballë perëndive ,
jam një fllad kockash të grinjta,
thyer gjuhësh të linjta,
në kratere fjalësh verdhacake
jam ngurtë,
me zemrën që rreh ftohtë,
pasqyra ime e gurtë,
e bardhë,
gjysëm përlotë,
në vezullime refrenesh,
e tingullt si një notë…
PASQYRA IME
