POETJA BULQIZAKE PREZANTON LIBRAT E SAJ NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR, TIRANË.Në sallën “Unesco”, në Muzeun Historik Kombëtar, më 5 nentor 2022 u zhvillua një aktivitet mbreslënës ku u prezantuan 4 librat e botuara nga poetja bulqizake e talentuar Barie Boba Ҫupi. Salla ishte e mbushur plot me simpatizues të poezisë nga të katër anët e vendit, nga Kosova, Macedonia e Veriut e deri nga SHBA, si dhe të shumë krijuesve e drejtues të shoqatave e personaliteteve të letërsisë, artit e kulturës sonë kombëtare.Aktiviteti u moderua nga gazetari sportiv dhe kryetari i shoqatës “Ambasadorët e Paqes”, Defrim Methasani, me zhdërvjelltësinë e tij e elektrizoi sallën “UNESKO”Merrnin pjesë e madhja “Nderi I Kombit” Margarita Xhepa; shkrimtari Vullnet Mato; artisti i madh i ekranit Xhevat Limani; poetja gazetare e shquar Kozeta Zavalani; poetja Saemina Pino e shoqata “Ambasadorët e Paqes”, kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla; kryetari I këshillit Bashkiak Bulqizë, dr.Gezim Xhafa; presidenti I shoqatës “Bulqiza” prof.dr.Islam Dauti; kryetari i kësaj shoqate studjuesi Bashkim Lami e anëtarë të kryesisë; kolegë mësues e nxënës të poetes të ardhur nga Bulqiza dhe miq e krijues nga gjithë shqiptaria.U shfaq dokumentari kushtuar jetës dhe aktivitetit të Barie Çupit, si poete, si grua, mësuese dhe aktiviste e shoqërisë civile.Librat e poetes Çupi u vlerësuan nga botuesi i gazetës Nacional, dr.Mujë Buçapa; shkrimtari Halil Rama, “Mjeshtri i Madh”; kritikja letrare Emrije Krosi; shkrimtari Vullnet Mato; artisti i madh i skenes Xhevat Limani; psikologu i njohur dr.Jashar Demiri; poete e gazetare Kozeta Zavalani; gazetare e shkrimtare, Mira Korançe; poeti Demir Rusi; etj.Ikona e artit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa, recitoj disa poezi dhe vlerësoj Barien, si poete e si nënë, artisti Xhevat Limani, një kolloz i filmit, i cili ka luajtur Gjergj Kastrioti Skënderbeun, solli emocione me interpretimin e poezisë “Bukuria”. Poetja dhe gazetarja Kozeta Zovolani, e cilësoi poeten “një thesar i çmuar brenda një miniete të harruar”, poezitë e së cilës përcjellin mesazh të fuqishëm, dhimbje e dashuri, trishtim e gëzim, ku emocionin poetja e kapërcen, te gruaja ….Poetja bulqizake konsiderohet një poete e konsoliduar, që lufton për çdo varg, për çdo figurë dhe që shkruan poezi moderne që premton për të ardhmen.Znj. dr.Saemira Pino drejtuese ne Shoqaten Kombëtare te “Ambasadorëve të Paqes” Shqipëri i dorëzoj poetes Barie Çupi çertifikatën e shpalljes “Ambasadore e Paqes”, në vlerësim të krijimtarisë së saj për zërin e fuqishëm përmes poezisë për paqën dhe të drejtat e grave.Në emër të kryesia së shoqatës “Bulqiza” përshëndeti zv/kryetari dr.Adriatik Balla, i cili i dorzoi poetes Barie Çupi ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE me motivacionin: “Për arritjet e saj në krijimtarinë letrare dhe botimin e poezive në librat “Ej, ti grua”, “Orët e përhitura”, “Vargonjtë e fatit” dhe “Me zemër të zhveshur”, ku dallon për stilin e saj të vargut dhe pasqyrimin e realitetit të jetës, duke shprehur artistikisht me figura letrare revoltën e grave që thyejnë heshtjen për të gjetur vendin e merituar në shoqërinë ku jetojmë dhe si qytetare model që mban lart dashurinë për vendlindjen.”E urojmë poeten Barie Çupi për botimet e saj mjaft cilësore në lëmën e letërsisë si poete të nivelit të lartë poetik kombëtar, shëndet e suksese të tjera në rrugën e krijimtarisë në të ardhmen!Pregatiti: BLamiTiranë, 5 nëntor 2022
