Poeteshat vezullojnë nur
Përshëndetja e z.Namik Jahaj,në përurimin e katër librave të poetes BARIE ÇUPI
F.b.na dha shansin e njohjes duke u bërë miq zemre përmes artit…
Unë vij nga vis jugor i Vlorës,aty ku rrinë të përqafuar dy dete ,erdha të përshëndes e të uroj poeten tonë emër’madhe;
QOFTË E BEKUAR PENDA JOTE!
Ky ishte njherësh dhe urimi ynë për poeteshën Baria,kur gdhëndi emrin me gërma drite te
“ANTOLOGJIA BASHKËKOHORE POETIKE”dhe i madhi Petrit Ruka,kur ende merrte frymë shënjtëroi fjalët;
“Poeteshat te kjo bibël,vezullojnë nur perëndie”…
Të japësh një impresion për një vepër artistike elitare,merr përgjegjësi dhe dyzohesh;
A mund të arrish nivelin e analizës me nivelin e veprës krijuese,të depërtosh te galeria e çmuar e mineralit magjik,…apo do heshtësh duke ju përulur me kërshëri autorit?
Preferova të parën,jo për të bërë ndonjë mikrokirgji artistike,por për t’i marrë reflekset e ngjyrimet ylberike këtij oazi magjik…
E thënë shkurt….
vetëm pesë’fjalë zemre do citoj për të përcjellë mirënjohjen autores lozonjë BARIE ÇUPI:
1-LOTI…
Si materie këtë lëndë(lotin)le ta zbërthejë shkenca,ç’është ai e ç’veti fiziko-kimike ka,ndërsa artistikisht
besoj të gjithë kemi ç’të themi..Lotin që kristalizon poetja,është marramëndës,ky lot ngjason kokrrës breshërit fosforishentë,me reflekse guri të çmuar,(vetëm ajo e di se ku buron ky krua magjik),…ngjizja dhe vaj’derti i tij,të fut thellë në molloi,ai klithmon zë Migjenian,Nolian e
të tundon…deri në roitje!
“Sa një……obelisk kokrra e lotit,
Këputen gjethe,si pënd’e korbit”…
Poetesha i ka thënë të gjitha,
monumenti’lot,arrin të shkuli pëndët e korbit…vargje të tillë të tronditin dhe kërkojnë heshtje e vëmëndje për ti dëgjuar,sofër e regjur në lot!
2-HËNA
Cili poet s’ju përgjëruaa të bukurës së dheut,Eseninianët u verdhën u bënë ftua,dikush e bëri bukë të verdhë misri të pjekur në vatër,me vellon limoni të saj bënë dashuri të dashuruarit,te syri saj u tretën shekujt,poetët u mëndën,u mekën,u çmëndën…
Ndërsa poetesha Barie,e sheh perëndeshën e qiellit me tjetër nostalgji,diç i kërkon hënzës së ngrënë,deri sa të bëhet hënë e plotë,duke thurur gërshet’kurorë qerpikët e saj…dhe natyrshëm lindin dyzinë pyetjesh merak’madhes;
Pse nuk ndodh ky shkëlqim magjik edhe te njerëzit e tokës,pse është venitur dhëmbshuria,ku e kanë folenë gëzimet,mirësitë,po buzëqeshja ku.ku.ku…poetesha qyqëron e thërret; o njërëz bëni dritë te shpirti siç dritëzon gjysëm’hëna netëve të verbuara….
3-Emigrim
Zemra e poetes ka aritmi,rënkon nga lëndimet,dhe kur shfaqet korb’kurbeti ajo rrënqethet, mjegullohet,dhe me vështrim të perëndishëm i njomet syri:jo pse ikin shtegëtarët,por për fat’kobin pse s’po vijnë? Në kor së largu ata këndojnë,qajnë e flasin me vete…
Po trojet mbetur shkretanë mos vallë do kenë fatin Ilirian,mos vallë djepet do mbeten thatë,mos vatrat do mbeten pa hi,pa zjarre,mos varret do kërcasin e pëllcasin…?
E dëshpëruar poetja- kreshnike mediton vetmuar….
“Siten njerëzit n’shoshë t’madhe
Gjerdan në qafë,…çelsin e derës
Pëllcet hëna,….tuj’qajt mbi male
Përcillen djemt’…si zogjtë e erës
Ajo ndal akrepat kohës,ndërsa stuhinë kërkon ta kthejë nga rruga…
4-Dheu im!
Quidesenca e fjalëve lartpërmëndur
kanë ngjizje në qudesencën e tyre dhe vështirë ti ndash ato…por në shqipërimin artistik edhe pse binjakëzohen,përsëri hijen e kanë më vete…A mund të përbashkohet dheu huaj me MëmAtdheun…mund të bëhet atdheu dytë,i parë kushdo qoftë ai,a mundet?!Dheu,trualli
djepi,varret stërgjëror….atdheu yt natyror….kurrën e kurrës jo!
Poetesha si qëndistare xhevairësh thur vargun me penjë zemre dhe loti gongël në lëfyt nis e kthet prap për vëndi…..
Ajo si bijë,motër,e nënë,..rrënjëzon supesh mali,e penda ngjyer në bojë zemre me sy pret e përcjell vetëtima,
mbrun me lot dheun në mbirje lulekuqesh….
Një poezi që trondit e të shkul rrënjët e krahërorit,me klithma ajkune….
E ngrohta baltë,më ndjen e pickon nën këmbë
Ëndrrën ushqyer,me qindarka gurësh shitur
Hijeve të ditës,pesha e lavdisë duket e rëndë
Ortek i ftohtë rrënjët rreth e rrotul thinjur…..
Sa ngjajnë vargjet me pathyeshmërinë e lisit përballë stuhisë,me përshkrim rrebelian të
një poeti..
Lisat në qamete
Luten perëndisë
Degët bëjnë bashkë
Ti bëjnë ballë stuhisë….
5-NËNA
Nëna…vëndlindja e vëndlindjeve,
E pagjumja jonë ushqen birin dhe bijën me qumështin mistik,me sy ndez vetëtima me rrudhat shtron shina vegjëlisë..poetja për nënat ka thuritur qindra vargje,dhe si nënë merakun nuk e lë të flërë për dritën e syrit,për dhëmbshurorët e zemrës,për birin dhe bijën e saj….
Bir!
Degëdis t’keqen,injorancën,ligësitë
Me mëndje e sy’zemre,diturinë kërko
Grise errësirën,trëmbi korbat,mëritë
Dhe plagën,djallit kurrë mos ja trego
Duke na malaksur lot psherëtimën kthejmë në vargje…;
Do shkoj t’gdhihem te zogjtë
Do flas me vete,….me hënën
Dyll blete mbledh nga zgjojtë
Qiri……do ti ndez për NËNËN!
Vezullimi poezisë njëherësh na bëhet ushqim shpirtëror,ajo kudo që shkon e vete mban kurorën’lavdi si
misionare e vërtetë…
Ky lumë malor poetik,kjo gurrë mbetet e pashterëshme e kristaltë dhe lundrimi mbi valët e tij e bën syrin të dallojë qartësisht kaltërsinë gjeopoetike
Poetesha ndjek yjet e këputur mbi valëdete dhe si albatros delfinon aty ku dallgët bëhen shkumë…Në hapsirat e MëmëAtdheut natyror
këndon e lirë gjyzarja e çdo stine….
Krahët e zogjëve përqafime poeteshë!
N.Jahaj,Vlorë 05/11/2022