• Sun. Jun 29th, 2025

SHKRIM ESE RRETH TRE LIBRAVE ME POEZI NGA KRITIKJA LETRARE EMRIE KROSI

ByBarie Cupi

Jan 29, 2025 #barie cupi

Emrie Krosi rreth librave të Barie Çupit

“Orët e përhitura”

“Vargonjtë e fatit”

“Me zemër të zhveshur”

“””Një formë e ligjërimit, është përdorimi i disa gjendjeve shpirtërore ose qëndrimeve të mendjes, përmes poezisë duke parë botën e gruas/femrës kaq interesante, të bukur, të shëmtuar, në mënyrë efektive për (Cleanthi Brooks , Pen Robert Warren,) “përpiqet të transferojë te të tjerët kënaqësinë” e leximit, të shijimit, ndijimit, të gjetjes së metaforave, simboleve, në poezinë e poetes tjetër femër, Barie Çupi, me dy vëllimet poetike të vitit 2020, “Me zemër të zhveshur”, “Orët e përhitura”, nuk e tundon “mëkati”, kur ajo: gënjen veten/kur më mund vetmia/zbrastësia më fundos/fyma më ndalet/të ndiesh mall nuk është paradoks/është bukur veten ta sundosh f. 60, poezia: “Është bukur”, (vëllimi poetik: “Orë të përhitura”), një femër gjuetare, në kërkim të ekzistenciales jashtë “seksit të dytë”, të (Simon dë Bovuar-it). Duke ju qasur përsëri termit letrar feminizëm, poezia si krijim artistik i një femre, bashkë me konceptin “shkrimi femëror” sipas (Helen Ceucos-it) nuk ka ndonjë ndryshim, apo “diferencë” në përmasën kulturore, se temat për trupin, janë koncepte që gratë janë të çliruara, përpos konceptit “përkufizim gjinie” në rastin e poetes , poezia “përmbush” kriteret e një poezie me shumë performancë përmbajtësore moderne në vargjet: mos më lër/në hapsirën boshe të mendimit të lodhur/jam zgjuar lule me aromë të veçantë/çdo qelizë e imja ndien dorën tënde të ndodhur/në prekjet e kohës time, f.12, poezia: “Zonja e bujtinës”, togfjalëshi [mendimi të lodhur është metaforë ekspansive]. Gjurmët e jetës janë ngatërruar, si koha dhe mosha, ëndërra dhe dashuria kur zonja jetë të lodh: zonja jetë/ zonjë e parë/zgjuar bukur/…/ngatëruar ditësh/kujtimesh/zonja jetë/veshur me të qeshura/
flakë /vullkan /nxehtë, f.97-99, nga poezia: “Zonja jetë”, (vëllimi poetik: “Me zemër shveshur”). Poezia e Baries, ka kurthërime vetore, që të mbërthen pas lirikës së butë, qetësuese, me filozofi, ekzistencializëm, realizëm, surrealizëm, metamorfizëm, elipsat e jashtme (mungesat) të shoqëruara edhe me retiçensat etj,. përthyhen me kohën e pamoshë, herë-herë poezi diskursive, (pak të gjata) me konotacione dhe tingëllima poetike origjinale: dhe kundërmon aromë e heshtjes/çfarë lëvozhga, shpërthen ashpër sikur rryma, f. 5, poezia: “Unë qesh…”, (vëllimi poetik: “Orët e përhitura”), kur duam të kuptojmë se çfarë janë vërtetë këto poezi rrëfyese, jashtë krijimit të një vetëdije puritane, se poezia është pjesë e përjetimeve personale të pavarura nga (nën)vetëdija “ka mënyra të esenciales si fenomen sociologjik”, për (Emile Durkhein-in),
në një moment endesh në rrugë dhe gjen “gjuhën” e fjalëve duke u munduar të “çprangojmë” seksizmin e meshkujve se “monologu u vaginës”, për (Eve Ensel-in) është mundësia e çlirimit të grave, jo vetëm nga tabutë, por edhe nga format “maskiliste” të pushtetit të burrave sidomos ekonomik, jo vetëm si marrëdhenie mentalitetesh të kundërta, përtej shkatërimit të çiftit burrë/grua, femër/mashkull, duke “zhveshur” edhe kultin “magjik” të femrës fatale, të (Mona Cholet-it), si “bukuria fatale”, që nuk është në asimetrinë femrore të natyrës së saj, në raport me bukurisë kirugjikale. Nëse letërsia do ishte gjinore, atëhere emrat si: Beauvoir, Woolf, Jelinek, Lessing, Morrison, Plat, nuk do ishin më majën e letërsisë femërore. Tingëllim i mendësisë veriore, nëpërmjet vargjeve: dua të mos zemërohesh o jetë e mekur/jam thjeshtë/ se s’di të mburrem, s’di të krekosem, ca vite ca shekuj nëpër to jam duke rrekur./nëpër fletë/ unë bija jote që nuk shterohem, f.71, poezia: “Vargu i jetës në qytetin tim”, (po aty), vetëdija poetike e vedlindjes, rropatja për të ndërtuar një familje (nënë, grua, bashkëshorte, inteketuale, Baria është mësuese), rreket të “fshehë” edhe ndeshjen mes mentalitetit dhe modernes. Në lutjen e fundshpirtit, poetja përjetëson Mbinjeriun e poezisë të fjalës së lirë, që Mbi(femrat) thyejnë kanionet e fjalëve dhe tabuve, nëpërmjet përjetimit të poezisë moderne shqipe.