• Sat. Jun 28th, 2025

Merrmë lutjet,brengën,mallin,
merrmë heshtjen ma rrëmbe,
flokë dëbore shpirtit do dalin,
merrmë shpengimin e mos ma kthe.

Merrmë gjakun,
e kam të pastër e të ngrohtë,
merrmë lotin është i shenjtë,i kulluar,
merrmë lodhjen edhe djersën se s’po e lodh dot,
merrmi puthjet,se dhe ndjenjat i kam harruar.

Merrmi krahët,
se janë mësuar të mbajnë rëndë,
merrmë forcën e fuqinë të ngjisësh male,
merrmë buzëqeshjen,ruaje bukur në pëllëmbë,
merrmë dhe stinët që nuk ngucen dot pa gajle.

Merrmë ëndrrat
mbaji diku,një ditë do të t’duhen,
merrmë dhe mendjen,por larg mos ik,mos fluturo,
merrmi fjalët e mesazhet,mos i lër të shuhen,
merrmi sy e merrmë dritë,botë me ta lundro.

Merrmë ditët janë tek-tuk ndonjë diellore,
merrmë merakun,nga prehri i nënës sime plakë,
merrmë trupin,s’dua varr,jam qiellore,
merrmë arkëmortin,që askujt mos i lë plagë.

Pasvdekjen merre,po e shkule dot me rrënjë,
merri të gjitha,dhe kockat terur e hyrë në ujë,
merr çdo grimcë,a i mban dot,jam det i tërë.,
kush më lexoi,diku më ruajti dhe n’gjuhë t’huj.

Merrmë jetën,energji si potencial,
merrmi ngjyrat,aromë lulesh nëpër libra
merrmë tezgën me gjithë halle,në qofsh ëngjëll apo djall,
merr ç’të duash,po fati im si duhet kujt,
të marrtë e mira.